Vetingu në politikë, Meta: Është i domosdoshëm - Bota Sot
Vetingu në politikë, Meta: Është i domosdoshëm

Shqipëria

Vetingu në politikë, Meta: Është i domosdoshëm

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 22:05
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar nga Pogradeci vendimin e mazhorancës për të rrëzuar dekretin e ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat.

Meta u shpreh se përfaqësuesit e institucionit të Presidentit nuk janë thirrur nga Kuvendi për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre.

“Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre”, – u shpreh ai.

Presidenti u ndal edhe te dy çështje të cilat po diskutohen mjaft në vendin tonë, si Reforma në Drejtësi dhe vetingu i politikanëve.

“Mesazhi është që Reforma në Drejtësi duhet bërë seriozisht. Kushtetuta duhet respektuar seriozisht. Dhe vetingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij, që të kemi një ndarje të qartë të politikës nga aktivitetet kriminale”, – vijoi Presidenti.

Përsa i përket kërkesave të studentëve dhe grevës së tyre, Presidenti Meta u shpreh se është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.

“Besoj se ju i dini qëndrimet e mia për këtë çështje. Është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, sepse të gjithë i vlerësojnë si të drejta dhe legjitime, në mënyrë që ata t’u kthehen auditorëve të tyre më me besim dhe entuziazëm për cilësinë e arsimit, por njëkohësisht edhe për të ardhmen e tyre në këtë vend”, – tha ai.

Reforma Zgjedhore ishte një tjetër çështje e cila u diskutua nga Presidenti, reformë e cila sipas tij është e vonuar, duke apeluar për një marrëveshje mes palëve. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...