Pastrohen shtretërit e lumenjve, evitohen përmbytjet

Shqipëria

Pastrohen shtretërit e lumenjve, evitohen përmbytjet

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 16:49
Bashkia e Pogradecit

Bashkia e Pogradecit ka nisur sot punën për ripastrimin e shtretërve të lumenjve, me qëllim evitimin e përmbytjeve.

Aktualisht punimet janë përqendruar tek lumi i Vërdovës. Ky pastrim bëhet me qëllim parandalimin e përmbytjeve dhe heqjen e inerteve të ndryshme, të cilat ndikojnë në ndotjen e lumit.

Bashkia e Pogradecit shprehet e angazhuar për të përfunduar sa më parë me pastrimin e të gjithë lumenjve në qytet dhe në njësitë administrative. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat