Si do të jetë moti në Shqipëri natën e Vitit të Ri, ky është parashikimi

Shqipëria

Si do të jetë moti në Shqipëri natën e Vitit të Ri, ky është parashikimi

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:20
Tiranë

Moti për ditën dhe natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri do të jetë i ftohtë dhe në shumë zona të vendit nën zero gradë celcius.

Është ky parashikimi që sjell Instituti i Gjeoshkencave, i cili saktëson se në zonat bregdetare temperatura do të shkojë jo më poshtë se 4 gradë celcius, në vendet e ulëta 2 gradë ndërsa në vendet malore minus 2 gradë celcius.

Fatmirësisht viti 2018 dhe hyrja në vitin e ri nuk do të pasohet me reshje shiu.

Postimi i IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.31) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11 °C

në vendet e ulëta: 2 / 11 °C

në vendet malore: -2 / 3 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në zonat malore në Veri dhe Lindje. Në Veri ajo do të fryjë deri e fortë nesër në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat