Historia frymëzuese e çiftit të paralizuar: Zoti na bekoi

Shqipëria

Historia frymëzuese e çiftit të paralizuar: Zoti na bekoi

Më: 3 janar 2019 Në ora: 08:46
Sakaq edhe Gëzimi është aksidentuar në moshë fare të re, duke përfunduar në karrocë me rrota.

“Me këtë surprizë nga Anjeza, e cila po përgatit ciklin e dytë javor me titull, ‘Njerëz të Padukshëm’, ju uroj një fillim sa më të mbarë të punëve të këtij Viti të Ri”.

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama, teksa publikon një video me një histori frymëzuese të një çifti bashkëshortësh të paralizuar, Zenepe dhe Gëzimi.

Zenepe tregon se ishte e fejuar kur në moshën 27-vjeçare duke shkuar me motor për të marrë fustanin e nusërisë, u aksidentua duke mbetur e paralizuar në karrige me rrota.

Kjo bëri që për tetë vite të kalojë depresion, dhe se pranvera e vitit 2009 ndryshoi gjithçka kur u njoh me Gëzimin.

“As nuk e mendoja se do martohesha, por lumturia s’paska fund dhe Zoti më ka bekuar me një shtatzëni”, tregon gruaja, e cila për një muaj do të bëhet me vajzë.

Aktualisht ajo trajtohet në maternitetin “Koço Gliozheni” ku i është mundësuar një dhomë e posaçme, pasi iu drejtuan ministres së Shëndetësisë për ti njohur me rastin e tyre.

Sakaq edhe Gëzimi është aksidentuar në moshë fare të re, duke përfunduar në karrocë me rrota.

Por pavarësisht vështirësive dy bashkëshortët drejtojnë një fondacion dhe kopsht, ku kujdesen për 97 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat