Shtatë ministrat e rinj janë në pritje

Shqipëria

Shtatë ministrat e rinj janë në pritje

Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:51
Qeveria

Shtatë ministrat e shkarkuar dhe zëvendëskryeministrja do të vijonë të jenë në detyrë deri në rifillimin e sesionit të ri parlamentar. Ministrat e rinj të cilët u propozuan në 28 dhjetor në Asamblenë Kombëtare të partisë Socialiste do t’u duhet të presin deri më 21 janar kur të rinisë parlamenti në mënyrë që të votohen dhe të marrin zyrtarisht detyrën.

Përpara votimit në parlament, kryeminsitri Rama duhet të çojë të gjitha propozimet për ndryshime tek Presidenti Ilir Meta për të marrë dekretin e tij.

Presidenti ka 7 ditë afat që pas ditës që merr zyrtarisht propozimet për të dekretuar ose jo ministrat e rinj.

7 ditëshi edhe mund të shtyhet nëse shohim precedentin e Minsitrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, ku Kryeministrit iu desh ta propozonte dy herë sepse vetëm pasi mori të gjitha informacionet e nevojshme për të, Meta e dekretoi pasi dogji një herë afatin kushtetues 7 ditor.

Që nga dita kur njoftoi zëvendësimin e minsitrave, kreu i qeverisë ende nuk i ka çuar emrat në presidencë për dekretim por kjo do të ndodhë në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat