Shqipëria pa Ambasador amerikan, Harxhi: Do të ketë risi në marrëdhëniet me SHBA-të

Shqipëria

Shqipëria pa Ambasador amerikan, Harxhi: Do të ketë risi në marrëdhëniet me SHBA-të

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:47
Ambasada e SHBA- së në Tiranë

Ambasada më e rëndësishme në Shqipëri ajo e SHBA-ve, prej afro 7 muajsh është pa diplomat, pasi kandidatura e Kathleen An Kavalec nuk është marrë në shqyrtim nga Komitetit i Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit. Sipas ish-zëvëndësministres së jashtme Edith Harxhi, emërimi i ambasadorit të ri do të sjellë edhe një risi në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe vendit tonë.

Prej rreth 7 muajsh, selia diplomatike më e rëndësishme në Tiranë, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pa ambasador, pas largimit të Donald Lu-së.

Shkak është bërë, mosmarrja në shqyrtim e kandidaturës së presidentit, Donald Trump, Kathleen Ann Kavalec nga Komitetit i Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit.

Njohësja e marrëdhënive ndërkombëtare, Edith Harxhi, thotë se emërimi i Ambasadorit do të ishte një mesazh i rëndësishëm për marrëdhëniet e reja mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Edith Harxhi: Asryet pse është kthyer nga senati amerikan nuk mund ti them sepse në deklaratën që ka pasur dje senati nuk ka pasur diçka të shkruar për sa i përket arsyeve. Jam e sigurt që ato mund të mbeten dhe në analet e brendshme të senatit, të kongresit apo dhe në administratë brenda.

Harxhi thotë se Presidenti Trump ka një interes të lartë për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit dhe se shumë shpejt do të ketë një emër të konkretizuar për Ambasador.

Edith Harxhi: Në dritën e zhvillimeve aktuale të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane unë besoj se do të kemi shumë shpejt një emër dhe një Ambasador do të konkretizohet shumë shpejt në Shqipëri.

Ka dyshime se refuzimi nga senati i Kathleen Ann Kavalec, e cila tani mban detyrën e zëvendësndihmës sekretares për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, lidhet me kontaktet që ajo ka pasur me ish-agjentin britanik të zbulimit Christopher Steele, që hartoi dosjen me materiale komprometuese për Trumpin gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat