Kryemadhi takim me strukturat e LSI në Elbasan: Nesër të mbështesim protestën e studentëve

Shqipëria

Kryemadhi takim me strukturat e LSI në Elbasan: Nesër të mbështesim protestën e studentëve

Më: 6 janar 2019 Në ora: 11:55
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim që ka zhvilluar me strukturat e kësaj force politike në Elbasan ka kërkuar që nesër të mbështesin protestën e studentëve në Tiranë. Të gjithë mbështetësit e LSI, tha Kryemadhi, duhet t'i bashkëngjiten rinisë shqiptare për kauzat e tyre të drejta sipas saj. 

Protesta e studentëve nuk do ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave. Studentët nuk protestojnë vetëm për vete, por edhe për familjarët që sakrifikojnë për shkollimin e tyre. Dua që t’i shtrini dorën të gjithë të rinjve për të marrë pjesë në protestën e nesërme. Nuk ka të bëjë me thirrjen e LSI, por të një gruaje që lufton për fëmijët e vet. Çdo shqiptar do ta bënte këtë për fëmijët e vet. Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, pasi dreqi brenda është mallkim për shqiptarët. Më mirë pa kryeministër se me Ramën kryeministër. Të bashkohemi për të përmbysur këtë të keqe te madhe. E keqja e madhe nuk është PS, por Edi Rama. Se Edi Rama pasi të mbarojë vetingun me pedagogët, do të fillojë me mësuesit e shkollave të mesme e pastaj më tej. Pse nuk e fillon Vetingun me veten e tij?! Shiheni si tha, njëherë i kam paratë e shtëpisë me emigracion, dje tha se ma ka blerë gruaja...Një mashtrues

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI 

Sipas saj Rama nuk ka mbajtur premtimet dhe për këtë arsye, sipas saj, duhet të largohet nga pushteti. Mesazh kryetarja e LSI kishte edhe për socialistët kur tha se Rama nuk ka asnjë socialist në qeveri, përveç Pandeli Majkos dhe Erion Braçes, dy emra të cilët sipas saj nuk kanë asgjë në dorë. "Njerëzit më të diskriminuar sot janë socialistët, ndaj ne duhet t’u hapim dyert dhe të bashkohemi në një solidaritet që ta përmbyshim këtë të keqe. E keqja më e madhe sot është Edi Rama dhe sekti i tij kriminal. Më gjeni a ka ndonjë socialist sot në qeveri. Dy janë, Erion Braçe dhe Pandeli Majko, që s’kanë asgjë në dorë", tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat