Deputeti i PD, shqiptarëve: Të gjithë nesër para kryeministrisë t’i japim lamtumirën e fundit Rilindjes

Shqipëria

Deputeti i PD, shqiptarëve: Të gjithë nesër para kryeministrisë t’i japim lamtumirën e fundit Rilindjes

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:53
Klevis Balliu

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që nesër t’i bashkohen protestës së studentëve, për ti dhënë lamtumirën e fundit qeverisë së Rilindjes.

Deklarata e tij erdhi nga Unaza e Re, ku ai prej shumë ditësh ka dalë në krahë të banorëve të cilët protestojnë kundër projektit korruptim të Edi Ramës.

‘Shqiptarët do ja kthejnë në të njëjtën mënyrë Ramës, Ballës dhe Mond Begos. Sot qeveria shqiptare është kthyer në një qeveri familjare, ku burri i gruas bëhet ministër, shokët e gruas bëhen ministra. Kjo kohë ka marrë fund, ka ardhur momenti që ne ti japim shuplakën e merituar kësaj qeveri. Ndaj nesër ju ftoj ti bashkoheni protestës së studentëve dhe ata protestës tuaj pasi armiku është vetëm 1, Edi Rama. Nesër të gjithë bashkë para kryeministrisë për ti dhënë lamtumirën e fundit qeverisë së Rilindjes’, deklaroi Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat