Moti i keq, njësia e helikopterëve u vjen në ndihmë 4 fëmijëve në Vaun e Dejës - Bota Sot
Moti i keq, njësia e helikopterëve u vjen në ndihmë 4 fëmijëve në Vaun e Dejës

Shqipëria

Moti i keq, njësia e helikopterëve u vjen në ndihmë 4 fëmijëve në Vaun e Dejës

Më: 7 janar 2019 Në ora: 20:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësia e helikopterëve janë në gatishmëri të plotë për të përballuar emergjencat që vijnë nga moti i ftohtë, i shkaktuar nga reshjet e shuma të dëborës, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore, kryesisht në Veri të vendit.

Njësia e helikopterëve ka transportuar nga fshati Toplan i Vaut të Dejës drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, katër fëmijë të cilët kishin probleme me frymëmarrjen.

“Katër fëmijë në fshatin Toplan të Vaut të Dejës, me vështirësi në frymëmarrje janë transportuar sot në Spitalin Rajonal të Shkodrës nga njësitë e Helikopterëve dhe tashmë ata ndodhen në kujdesin e mjekëve. Shërbimi i urgjencës ndodhet gjithmonë pranë qytetarëve”, shkruan ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...