Tiranë, nxënësit njihen nga afër me punën e Policisë së Shtetit

Shqipëria

Tiranë, nxënësit njihen nga afër me punën e Policisë së Shtetit

Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:15
Tiranë

Me rastin e 106 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ka nisur java me dyer të hapura për publikun në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nxënës të shkollave 9 – vjeçare dhe të mesme, kanë vizituar ambjentet e Policisë në të gjithë vendin. Ditën e sotme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, 2 klasa të shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” u pritën nga drejtues të lartë të Policisë.

Nxënësve u janë shpërndarë broshura informuese për rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe manuale për sigurinë publike. Ata vizituan disa nga ambjentet kryesore brenda Drejtorisë së Përgjithshme.Drejtoresha e shkollës vlerësoi bashkëpunimin dhe mënyrën e re të komunikimit midis Policisë dhe Shkollës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat