Reshjet e dëborës, ekipet e shëndetësisë në gatishmëri për të ndihmuar banorët

Shqipëria

Reshjet e dëborës, ekipet e shëndetësisë në gatishmëri për të ndihmuar banorët

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:40
Shkodër

Një grua shtatzënë nga fshati Hot i Malësisë së Madhe në Shkodër, i bllokuar nga dëbora u dërgua në spitalin rajonal, ku lindi normalisht pa probleme.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se “më datën 9 janar në orën 3 kanë njoftuar në fshatin Stare Hot se një grua shtatzënë 39-40 javëshe do të sillte në jetë fëmijën”.

“Kemi dërguar autoambulancën me një infermiere, por ka mbetur e bllokuar prandaj ne kemi njoftuar spitalin rajonal. Ata kanë sjellë një ekip me 2 mjek dhe 1 mami dhe është bërë transporti i gruas në maternitetin e Shkodrës”, thekon MSH.

Ministria e Shëndetësisë shprehet se gruaja lindi normalisht pa probleme.

Po ditën e sotme një 41-vjeçare shtatzënë që rrezikonte jetën e saj dhe të bebes për shkak të komplikacioneve, u transportua me helikopter mëngjesin e sotëm nga Burreli në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku ka lindur një djalë, fëmijën e saj të tetë. Falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve dhe urgjencës mjekësore nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat