Tjetër i vdekur nga temperaturat e ulëta në Shqipëri

Shqipëria

Tjetër i vdekur nga temperaturat e ulëta në Shqipëri

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:04
Pogradec

Mëngjesin e sotëm një person u gjet i pajetë në Proptisht të Pogradecit.

Ai ishte nisur me kalë për të blerë ushqim, por u gjet nga familjarët i pajetë.

Ndërsa po sot raportohet se në afërsi të hyrjes numër 2 të Portit Detar është gjetur i vdekur një endacak.

Mësohet se personi që ka humbur jetën është Viktor Dhima.

Po ashtu gjatë ditës së shtunë në qytetin e Tiranës një tjetër person u gjet i pajetë në hyrje të Qendrës Spitalore Nënë Tereza.

Temperaturat e ulëta kanë qenë fatale për jetën e personave që u mungon streha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat