Sot u betuan para Presidentit Ilir Meta 8 emrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Edhe pse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, pak minuta më parë kryeministri i vendit dhe njëkohësisht i vetëshpallur Ministër i Jashtëm, Edi Rama ka përshëndetur në mënyrë mjaft komike nisjen e këtij rrugëtimi të ri, pikërisht për zëvendëskryeministrin Erjon Braçe.
Ai ka postuar një foto të Braçes, teksa shihet i qeshur e duke treguar me gisht stemën e skuadres së futbollit, Juventusit.
“Me kembe te mbare”, shkruan Rama duke e shoqëruar me një emoi të qeshur.