Kryemadhi i hakërrehet gazetares: Anila, ti nuk mbush! Bërtet për audiencë

Shqipëria

Kryemadhi i hakërrehet gazetares: Anila, ti nuk mbush! Bërtet për audiencë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 06:08
Monika Kryemadhi

Gazetarja Anila Basha ka vënë në siklet kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, kur e pyeti se kur ka ndërmend të pranojë të bëjë kodin zgjedhor. Sipas Bashës, nuk bën sens që Kryemadhi kërkon të rrëzojë Edi Ramën para zgjedhjeve lokale, por do që t’i realizojë këto zgjedhje pa një kod zgjedhor.

“Shkoni bëni kodin zgjedhor. E kujtoi dhe Duka, tha po tallet opozita me partitë e vogla, nuk e ka marrë seriozisht. Si do hysh në zgjedhje ti pa kod zgjedhor? Do dëgjojmë prapë të njejtën këngë që Rama vjedh votat me drejtorët e tij. Ti thua do dal në protestë, do heq Ramën dhe do hyj në zgjedhje, po si do bësh zgjedhje tipa kod moj? Do presësh Ramën të bjeri?”, tha Basha.

Pa një përgjigje konkrete për kodin zgjedhor, Kryemadhi ka shpërthyer me fyerje ndaj Bashës.

“Anila, ose ti nuk mbush, ose mendon që do rritet audiencën duke bërtitur ne të dyja”, tha Kryemadhi.

Eni Vasili nxjerr bllof Kryemadhin

“Ne, opozita, jemi munduar të bëjmë opozitën në parlament me kujdes”.

Kjo deklaratë e Monika Kryemadhit nuk mund të shpëtontë pa një përgjigje të shpejtë të moderatores Eni Vasili e cila kapi gafën e Kryemadhit në emisionin e saj, Open.

Duke qeshur, Vasili i kujtoi Kryemadhit se opozita ka muaj që nuk shkon në parlament duke bojkotuar punimet e Kuvendit.

E kapur ngushtë, e vetmja herë që Kryemadhi mbante mend se kishte shkuar në parlament, ishte kur u votua kryeprokurorja Arta Marku. Në këtë seancë, Kryemadhi u mbajt mend vetëm për çizmen që lëshoi drejt kryeministrit Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat