Rama i mbylli, por ilegalisht po vazhdohet të luhet bast në Shqipëri

Shqipëria

Rama i mbylli, por ilegalisht po vazhdohet të luhet bast në Shqipëri

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:06
Edi Rama

Kryeministri shqiptarë Edi Rama, ka urdhëruar që pas datës 31 dhjetor 2018, të mos lejohet së vepruari as edhe një biznes basti.

Me gjithë këtë policia e shtetit në tentativë për të zbatuar ligjin, po has në ambiente në të cilat ilegalisht po luhen bastet.

Në Tiranë, qytetari me inicialet F.R 28 vjeçar u procedua penalisht pasi që në subjektin e tij u konstatua se ilegalisht është vepruar me lojëra fati ku janë sekuestruar edhe 2 tavolina pokeri dhe një valixhe me cipsa.

Në Elbasan është proceduar një 26 me inicialet M.A pasi që në subjektin e tij u konstatua gjithashtu se ilegalisht luhen lojëra fati.

Edhe në Vlorë kishte një rast, atje R.S 25 vjeçar u procedua për të njëjtat arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat