Pas shkarkimit, ish ministrat marrin detyrat e reja

Shqipëria

Pas shkarkimit, ish ministrat marrin detyrat e reja

Më: 20 janar 2019 Në ora: 15:31
Ndryshimet në qeveri kanë lënë bosh 5 vende në komisionet Parlamentare. 

Ndryshimet në qeveri kanë lënë bosh 5 vende në komisionet Parlamentare. 

Ndërkohë, sipas Report Tv një pjesë e ketyre vendeve do të zëvendësohen nga ministrat e shkarkurar.

Kështu zëvendëskryeministri Erion Braçe ka lënë bosh postin si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. 

Në vend të tij do të vendoset Arben Ahmetaj.

Bled Çuçi si ministër bujqësie ka lënë dy vende bosh: Atë të reformës zgjedhore dhe nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

Si nënkryetar i këtij komisioni pritet të propozohet Ditmir Bushati.

Si bashkëkryetare të Reformës Zgjedhore PS pritet të vendosë Blerina Gjylametin.

Ndërkaq, ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, do të jetë kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në vend të Eduart Shalsit.

Ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë. 

Në këtë pozicion do të emërohet deputetja Klodiana Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat