Hekuran Hoxha u zbulua nga përgjimet - Bota Sot
Hekuran Hoxha u zbulua nga përgjimet

Shqipëria

Hekuran Hoxha u zbulua nga përgjimet

Më: 20 janar 2019 Në ora: 17:25
Hekuran Hoxha, personi që do trafikonte drogën që do prodhohej ne laboratorin e Hasit

Hekuran Hoxha, personi që do trafikonte drogën që do prodhohej ne laboratorin e Hasit, dhe Admir Hoxha ideator dhe financues i projektit, kanë qenë nën përgjim nga Prokruroria e Krimeve të Rënda. Në dosje thuhet se biznesmeni Admir Hoxha ka komunikime te vazhdueshme me të ndaluarin e dy ditëve me parë.

Ata flasin per prodhimin e sasive të ndryshme të drogë dhe më pas trafikimin e saj. Po ashtu, sqarohet se Hekuran Hoxha flet më pas me shtetasin Saimir Gjepali, i arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”. Sipas prokurorisë, ky i fundit bashkëpunon ngushtë me pjesën tjetër të grupit të Shijakut , ku qëllimi është trafikimi i droges në vendet e Europës Perëndimore. Ideatori i laboratorit, Admir Hoxha prej 3 muajsh është në kërkim pasi nuk është ndaluar.

Por i gjithë aktiviteti i tij është i dokumentuar në dosjen e prokurorisë. Biznesmeni kishte kontaktuar dy shtetas turq dhe një kosovar, edhe ata të shpallur në kërkim, për të sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e kokainës dhe heroinës dhe për të prodhuar drogat e forta. Admir Hoxha i ka takuar në hotelin e tij në Rinas turqit Iskander Saleh dhe Nedjet Cesuroglu që mbante edhe emrin Lavdërim Limani, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Sala, me të cilët ka bashkërenduar punën për laboratorin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...