AKU inspektime në të gjithë vendin, mbyll 5 subjekte dhe gjobit 15 të tjera

Shqipëria

AKU inspektime në të gjithë vendin, mbyll 5 subjekte dhe gjobit 15 të tjera

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:15
AKU

Në kuadër të sigurimit dhe garantimit të çdo produkti që tregtohet në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur gjatë një jave 5 subjekte, vendosur 15 gjoba dhe ka dhënë 125 paralajmërime. Nga datat 14-18 janar 2019, AKU ka zhvilluar 474 inspektime në terren dhe 910 inspektime në pikat doganore, si edhe ka kryer 627 analiza në të gjithë vendin.

Ndër analizat e bëra 14% të rasteve kanë qenë nga kontrollet zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar, 18% nga kontrollet zyrtare në terren dhe 68% të rasteve kanë qenë analiza vetëkontrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat