‘100 ditët e pemëve’, Klosi: U kërkojmë qytetarëve të mbjellin pemë, për mjedis të pastër

Shqipëria

‘100 ditët e pemëve’, Klosi: U kërkojmë qytetarëve të mbjellin pemë, për mjedis të pastër

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:49
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi lançoi sot nisjen e sezonit të dytë të mbjelljeve, një fushatë me titull “100 ditët e pemëve” në shkollën “Bari Nela” në Zallbastar.

Ministri Klosi u shpreh se fushata “100 ditët e pemëve” është një fushatë disa dimensionale, ku nuk do të zhvillohen vetëm aktivitete e nuk do të mbillen vetëm pemë në 12 qarqet e vendit përgjatë 100 ditëve, por do të përfshihen të gjithë qytetarët me mbjelljen vullnetare të pesë pemëve.

“Kështu do të shkojmë edhe në shkolla të tjera, kështu do të shkojmë edhe në brigjet e lumenjve ku mbjellja e pemëve do të mbrojë nga erozioni, kështu do të përpiqemi që në shkollat të ndërtojmë kurorat e gjelbra, kështu do vazhdojmë me bizneset për të kuptuar sesa bizneset kane detyrimin për të mbjellë pemë që i shërbejnë komunitetit , kështu do vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë, të bëjmë shumë më tepër fushatë që të gjithësecili të kuptojë që pemët qoftë edhe ato agrofrutore shërbejnë për një Shqipëri më të bukur, më të pastër dhe një Shqipëri më turistike”, tha më tej ai.

Ai shpjegoi se zgjedhja e Zallbastarit si pikë për mbjellje pemësh nuk është e rastësishme, pasi me rrugën e Arbrit do të shndërrohet në një zonë me mundësi të jashtëzakonshme për agroturizëm dhe agrobiznes.

“Ne duhet të jemi të përgatitur që atë cfarë natyra i ka dhënë bukurisë së këtyre zonave, ne ta mbështesim me mbjelljen e më shumë pemëve, me ruajtjen e tyre, po edhe me krijimin e ekonomisë së vërtetë brenda zonë në të cilën jetojmë”, u shpreh Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat