Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Prrenjas, ku një këmbësor është përplasur nga makina me pasojë vdekje.
Sakaq, identiteti i viktimës mësohet të jetë Andrea Vreto, 54-vjeç.
Ndërkohë mjeti drejtohej nga Haki Çollaku, i cili mban postin kryetar i degës së PS-së në Prrenjas.
Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, por vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.