Skandali i Unazës, Bushati: Drejtorët kanë nisur të flasin, thonë që urdhrin e dha Rama

Shqipëria

Skandali i Unazës, Bushati: Drejtorët kanë nisur të flasin, thonë që urdhrin e dha Rama

Më: 25 janar 2019 Në ora: 00:17
Edi Rama dhe Andi Bushati

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se drejtorët e shkarkuar nga Rama për skandalit me kompaninë DH Albania, kanë nisur të flasin lidhur me urdhëruesin e dy tenderave që fitoi kompania mashtruese.

“Kur kryeministrit të gjithë i thoshin që këtu ka një vjedhje dhe atë nuk e shqetetësonte fondi limit, Vëllezërit Hysa, kjo shifër që na shkoi 20 milionë euro për kilometer.

Padyshim që është gabim, kur ti flak dikë. Ata njerëz po flasin, të gjithë thonë e kemi ndërgjegjen e qetë sepse për tenderin na ka thënë Edi Rama që do jetë me këto përmasa.

Një tender periferik lagjeje, nuk jepet pa dijeninë e Edi Ramës. E gjtiha kjo është një shpëlarje fytyre, thotë Damianin po e heq por edhe ai ka qenë i sukseshëm. Edhe rrugët kanë qenë të suksesshme, por drejtorët po i heq.

Të gjithë e kuptojnë, që në krye të piramidës është Edi Rama. Është i njëjti krahasim.

Gjithë Shqipëria thoshte po mbushen parcelat me drogë, ky thoshte kush flet për drogë është kazan, pastaj na doli që ministri ishte me trafikantët. Ky tha është vemje e padenjë për rracën njerëzore.

Kur ky nuk di që gjithë ministria bën kanabis, kur ky nuk di që Unazën ja kanë vjedhur drejtorët, përse qëndron atje ?

Se ky atje është për të ditur, por po tha nuk e dija, nuk ka kuptim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat