Prokuroria i dërgon fletëthirrje anëtarit të KPK, Lulzim Hamitaj - Bota Sot
Prokuroria i dërgon fletëthirrje anëtarit të KPK, Lulzim Hamitaj

Shqipëria

Prokuroria i dërgon fletëthirrje anëtarit të KPK, Lulzim Hamitaj

Më: 29 janar 2019 Në ora: 12:04
Lulzim Hamitaj

Prokuroria i ka dërguar një fletëthirrje anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj.

Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për ndaj Hamitaj. Pritet të paraqitet sot në Prokurori në orën 15:00.

Hamitaj u denoncua nga PD se ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze.

Çertifikata e njohjes së gjuhës angleze në nivelin avancuar C1, sipas demokratëve, mban datën 6 prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamitaj, nuk ka qenë fare në Shqipëri. 

Partia Demokratike i kërkoi publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillonte procedurat disiplinore për shkarkimin  Lulzim Hamitajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat