Shpërthim tritoli në Fushë Krujë, s’ka të lënduar

Shqipëria

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë, s’ka të lënduar

Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:02
Foto Ilustrim

Një shpërthim tritoli u raportua gjatë mesnatës në lagjen “Punëtori” në ambientet e një garazhi në Fushë Krujë.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar në njerëz, por u dëmtua një mjet i cili ishte i parkuar.

Mësohet se makina e dëmtuar është në pronësi të një ish-efektivi policie të Krujës.

Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Ramazan Çenia, të cilit iu dëmtua nga shpërthimi makina tip “Benz” që ishte e parkuar.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar konflikte të mundshme të Çenisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat