“The Guardian”: Kokaina s’ka qenë kurrë kaq e lirë. Shkak mafia shqiptare - Bota Sot
“The Guardian”: Kokaina s’ka qenë kurrë kaq e lirë. Shkak mafia shqiptare

Shqipëria

“The Guardian”: Kokaina s’ka qenë kurrë kaq e lirë. Shkak mafia shqiptare

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:59
Foto Ilustrim

Kokaina dikur ishte në Britani një “mall” luksoz të cilin e konsumonin vetëm të pasurit e qyteteve dhe yjet rebelë të rokut, por futja në treg e mafias shqiptare nga viti pas vitit 1990, ka transformuar gjithçka.

Por siç shkruan “The Guardian”, fakti që mafia shqiptare sjell në Britani, kokainë me çmim të lirë nga Amerika e Jugut, ka bërë që shumë të rinj të kenë mundësi për ta blerë atë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, vitet e fundit mafia shqiptare ka marrë kontrollin e tregut të kokainës fitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar me një model biznesi brutalisht efektiv. Duke negociuar direkt me kartelet në Amerikën Latine që prodhon drogë, duke shkurtuar importuesit tradicionalë ndërkombëtarë, mafia shqiptare ka qenë në gjendje të ofrojë një produkt më të pastër dhe më të volitshëm në treg: kokaina nuk ka qenë kaq e lirë që nga viti 1990, shkruan “The Guardian”.

Ironikisht, vijon shkrimi, ligjet kundër drogës kanë përmirësuar gjithashtu cilësinë e kokainës. Akti i Krimeve të Rënda për vitin 2015 penalizoi importin e agjentëve të prerjes siç është benzokaina. Kur është e vështirë të pritet produkti, pastërtia rritet. Kjo, së bashku me faktin se prodhimi i kokainës është rritur në Amerikën Latine, ka krijuar një stuhi pluhuri të përsosur. Pastërtia e kokainës, e cila është rritur që nga viti 2010, është në nivelin më të lartë në një dekadë, raporton media angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...