Ja kush janë tre gjyqtarët që do të gjykojnë Klement Balilin

Shqipëria

Ja kush janë tre gjyqtarët që do të gjykojnë Klement Balilin

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:22
Klement Balili

Zbardhen emrat e 3 gjyqtarëve të Krimeve të Rënda që do të gjykojnë në themel, dosjen ndaj Klement Balilit.

Gazetarja e Panorama, Bleona Metushi, raporton se në shortin e hedhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u zgjodhën gjyqtarë të çështjes Liliana Baku, Ardit Mustafa dhe kryesuese, Flora Haradinaj.

Kujtomë që pas arrestimit ndaj Klement Balilit u vendos masë sigurie “arrest me burg”, po ashtu dhe avokatët  tij në një seancë të dytë kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar.

Klement Balili u dorëzua te numri një i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, para një godine të vjetër që ndodhet mes Delvinës dhe Finiqit në mëngjesin e 15 janarit. Pikërisht në atë vend, Balili zbriti nga automjeti “Mercedez ML”, me të cilin kishte udhëtuar deri në pikën e takimit dhe hipi në makinën “Range Rover” të Ardi Veliut. Nga aty u nisën drejt Tiranës, duke bërë ndalesën e parë në Komisariatin më të ri të kryeqytetit, atë Nr.6, që u inaugurua para pak ditësh.

“Peshku i madh”, Klement Balili, është i arrestuari i parë VIP që hyri i shoqëruar në ambientet e rikonstruktuara të Komisariatit në Kombinat. E që aty, pas procedurave standarde u transportua drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe qëndroi aty deri dje, kur edhe doli për herë të parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Prej afro dy vitesh, Policia e Shtetit kishte realizuar disa operacione për arrestimin e Klement Balilit dhe të gjitha kishin dështuar. Mediat dinë vetëm disa nga këto operacione, si ato që realizoheshin në fshatrat e Delvinës, por edhe në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat