Dosja e votave. Rama i shmanget seancës së Parlament, detyron ministren e re të përballet e vetme me opozitën

Shqipëria

Dosja e votave. Rama i shmanget seancës së Parlament, detyron ministren e re të përballet e vetme me opozitën

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:34
Lulzim Basha &

Kryeministri Edi Rama i është shmangur seancës së sotme plenare në Parlament, një ditë pasi Zëri i Amerikës dhe Birn publikuan dokumenta nga dosja e Prokurorisë ku faktoheshin blerjet e votave nga Partia Socialiste në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër.

Pavarësisht kërkesës së kryeopozitarit Lulzim Basha që Rama të ishte i pranishëm në seancë, kreu i qeverisë nuk u shfaq ndërkohë që në foltore doli ministrja e Financave, Anila Denaj.

Ky moment shkaktoi irritim te opozita dhe kryetari Lulzim Basha, i cili kërkoi largimin e Denajt nga foltorja. Deputetët e opozitës u mblodhën përpara foltores duke kërkuar ndërprerjen e seancës deri në mbërritjen e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat