Ndërtimi i “Unazës së Re”, skualifikohen ofertat e paraqitura

Shqipëria

Ndërtimi i “Unazës së Re”, skualifikohen ofertat e paraqitura

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:59
Ilustrim

Drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, njoftoi sot se ofertat e paraqitura për lotin problematik të Unazës së Re do të skualifikohen.

Sipas Qatos, ky vendim vjen pas mospërmbushje të kritereve.

“Ligji ka vendosur kriteret e tij. Sot Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kanë marrë këtë vendim. Ofertuesit kanë të drejtën e ankimimit” – tha Qato, duke shtuar se nuk është momenti për të bërë publike argumentimin e plotë.

Ajo tha se lotet e tjera do të vijojnë punimet pas procesit të shpronesimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat