Shqiptari i akuzuar për vrasjen e avokatit grek godet sërish me grabitje në Athinë

Shqipëria

Shqiptari i akuzuar për vrasjen e avokatit grek godet sërish me grabitje në Athinë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:15
Foto Ilustrim

Ndërsa mendohej se fshihej në Shqipëri, shqiptari Eno ose Aleksandër Mata godet sërish në Greqi.

32-vjeçari, një nga 2 personat e akuzuar për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos në tetor të  2017, së bashku me një person tjetër kanë grabitur të premten një argjendari në Ambelokipi të Athinës.

Siç raportojnë mediat greke, njëri nga grabitësit mbante një kapele ndërsa tjetri i pa mbuluar.

Ata kanë kërcënuar me armë zjarri automatik pronarin dhe më pas kanë marrë stoli me vlerë të konsiderueshme dhe janë arratisur.

Identiteti i Aleksandër Matës u zbulua pas verifikimit të kemerave të sigurisë nga policia.

Mata ka kryer edhe grabitje të tjera të armatosura në Greqi. Në njërën prej tyre ai la një shënim të nënshkruar si Maradona, duke thënë se nuk ka të bëjë fare me rastin e vrasjes së Zafeiropoulos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat