Babai i vrau nënën dhe tezen, Gjykata e Fierit shtynë seancën për kujdestarinë e fëmijëve

Shqipëria

Babai i vrau nënën dhe tezen, Gjykata e Fierit shtynë seancën për kujdestarinë e fëmijëve

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Gjykata e Fierit shtyrë për në datën 25 shkurt seancën për caktimin e kujdestarisë së dy fëmijëve të mitur të çiftit Gazment Musta dhe Gentjana Caushaj.

Në seancë ishte i pranishëm vetë Gazment Musta. Ndërkohë në prani të avokatëve dhe të psikologëve janë marrë në pyetje  fëmijët.

Kujtojmë që pasditen e 2 janarit, Gazmend Musta qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten Gentiana Çaushaj dhe motrën e gruas Merisa Çaushaj.  

32 vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjes dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor. Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat