Presidenti grek: Shqipëria ka një pengesë për në rrugën drejt BE

Shqipëria

Presidenti grek: Shqipëria ka një pengesë për në rrugën drejt BE

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:13
Prokopis Pavlopoulo

Presidenti i Greqisë përsërit mesazhin se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Në të kundërt, tha ai, kjo do të përbëjë pengesë për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Duke folur nga Kroacia pas takimit që pati me Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, Prokopis Pavlopoulos theksoi:

“Ne mbështesim perspektivën evropiane. Por është e qartë edhe kërkesa për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat themelore të njeriut. Sjellje të tilla si ato kundër pakicës greke që cënojnë të drejtën e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme në kursin evropian të Shqipërisë”.

Deklarata të tilla janë në vazhdën e qëndrimeve që zyrtarë të shtetit grek mbajnë vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat