Presidenti Ilir Meta, në një intervistës për “Zërin e Amerikës”, ka komentuar ndryshimet në Ministrinë e Jashtme. I pyetur lidhur me kompetencat në diplomacinë shqiptare, pas delegimit të kompetencave nga Edi Rama si ministër i Jashtëm te Gent Cakaj.
Presidenti Meta deklaroi se si kryetar i shtetit ja ka dhënë dekretin e ministrit të Jashtëm Edi Ramës.
Kreu i shtetit ka komentuar dhe çështjen e Unazës së Re dhe protestat e banorëve. Presidenti ka deklaruar se çështja e Unazës së Re ka nevojë për reflektim nga ana e institucioneve.
“Unë si president, pa asnjë paragjykim, për shkak të problemit publik të protestave të vazhdueshme, kam kërkuar informacione në mënyrë të përsëritur. Kam qenë i detyruar që të mbajë një qëndrim, sepse shpikje jashtë çdo legjislacioni nuk kanë vend në një shtet ku sundon ligji”,- deklaroi Presidenti Meta.