Rama flet për protestën e opozitës në 16 shkurt: Kam vetëm një shqetësim

Shqipëria

Rama flet për protestën e opozitës në 16 shkurt: Kam vetëm një shqetësim

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 00:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, nga takimi “Bashkia që duam” në Lezhë ka komentuar protestën e opozitës që pritet të mbahet në 16 shkurt në Tiranë.

Një qytetar gjatë bisedës i ka thënë Ramës që të mos ketë frikë për datën 16 pasi sipas tij qeni që leh nuk të ha. Ndërsa shefi i qeverisë i është përgjigjur se  ai ka vetëm një shqetësim, dhe shqetësimi qëndron tek njerëzit që i besojnë opozitës.

Replika

Qytetari: Mos ki frikë në datën 16.

Rama: Unë, joo!

Qytetari: Qeni që leh nuk të ha.

Rama: Mos ki merak fare, unë kam vetëm një shqetësim, jam realisht i shqetësuar për ata që i besojnë akoma këtyre realisht. Prindër, burra, gra, hiqi ata të baskisë, se  do çohet bashkia Lezhë komplet, apo bashkia Shkodër me Voltanën etj. Por realisht ka njerëz që sëkëlldisen dhe shkojnë pas tij. a

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat