Komsioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Adnan Kosova

Shqipëria

Komsioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Adnan Kosova

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:46
Ilustrim

Komisioneri Publik ka ankimur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK për prokurorin Adnan Kosova, i cili u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar.

Komisineri Publik kërkon nga KPA që të shkarkojë nga detyra Kosovën.

"Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Adnan Kosova, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë", thuhet në njoftim.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit,  Adnan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat