Reagon ambasada franceze: Protesta vlerë demokratike, por shmangni dhunën!

Shqipëria

Reagon ambasada franceze: Protesta vlerë demokratike, por shmangni dhunën!

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:25
Protesta

Ambasada e Francës në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate për media lidhur me protestën e sotme opozitare.

Në reagim ambasada u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin provokimet dhe aktet vandale.

Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:

Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.

Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.

Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm. I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat