Fevziu: Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por nuk janë opozita - Bota Sot
Fevziu: Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por nuk janë opozita

Shqipëria

Fevziu: Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por nuk janë opozita

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:35
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në "Tempora", tha se rasti i djegies së mandateve është unikal jo vetëm në Shqipëri, ndërsa shtoi se Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por ata nuk janë opozita.

Fevziu: Këtu po flasim për vendim politik dhe jo akte individuale të deputetëve. Është një vendim unanim për të refuzuar mandatet. A është një vendim i mirë? Ky është një vendim i parë që ndodh në Shqipëri dhe është unikal. Me sa di unë nuk ka ndodhur as në vende të tjera të botës. Mund të qëndrojë Lefter Koka. Mund të ketë të tjerë të listës së PD-së që mund të hyjnë. Mund të ketë individë që bëjnë llogari pragmatiste. Ky nuk është përfaqësimi i opozitës, por i një individi. Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por kjo nuk është opozita. Nuk kam pikë dyshimi që ndërkombëtarët do të jenë agresiv. Ndërkombëtarët e kanë presionin derisa mban dhe në fund fare duan të zgjidhin ngërçin. Nëse e shohin që opozita është e vendosur dhe ka mbështetje popullore. Nëse ata shohin që opozita është e unifikuar, atëherë do të hyjnë të negociojnë një zgjidhje. Goditjen e parë e marrin partitë që tentojnë ta krijojnë krizën. Kjo ka ndodhur edhe në '96-'97. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...