Manjani refuzon gazetarët: S’kam detyrim t’ju jap shpjegime!

Shqipëria

Manjani refuzon gazetarët: S’kam detyrim t’ju jap shpjegime!

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka refuzuar të japë shpjegime para gazetarëve për deponimin e tij sot në organin e akuzës.

Manjani është shprehur se shpjegimet e tij i jep në institucionin hetimor, por jo në publik.

“Nuk mbaj funksion publik kështuqë nuk kam barrë të jap shpjegime. Unë në Prokurori jam paraqitur me statusin e dëshmitarit” – mësohet të ketë thënë ish-ministri i LSI para gazetarëve.

Ditën e sotme, Ylli Manjani është marrë në pyetje në lidhje me skandalin e tenderave në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.

Por në Prokurori, Manjani është shprehur se praktikat i ka firmosur si punë rutinë për shkak të postit dhe se nuk ka hyrë në teknikalitete.

/javanews/a.rada

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat