Floida Kërpaçi: Situata në Shqipëri është tronditëse!

Shqipëria

Floida Kërpaçi: Situata në Shqipëri është tronditëse!

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:18
Floida Kërpaçi

Situata në Shqipëri është tronditëse!

Shqipëria përballet sot me një situatë sociale që paraqitet me kritikja gjate gjithë pluralizmit Shqiptar.

France 24, televizioni zyrtar Francez dhe nga më autoritarët në botë, vë gishtin në plagët e thella shoqërore te rinise Shqiptare, te cilin e ka zhytur në mjerim, dëshpërim dhe humbje të plotë të shpresës, qeveria e trafikantëve dhe kriminelëve te Edi Ramës.

France 24, ri konfirmon që 1 në 3 te rinj është i papunë dhe se punësimi është i korruptuar pasi të rinjtë konfirmojnë që po nuk ke mik nuk hyn dot në punë.

France 24 konfirmon se Shqipëria ka papunësinë me të lartë.

France 24 konfirmon se 60% e qytetarëve Shqiptare kërkojnë të largohen nga vendi ynë.

France 24 konfirmon se 80-85% e të rinjve që jetojnë e studiojnë jashtë Shqipërisë nuk duan të kthehen më në vendin tonë.

Me qeverinë e Edi Ramës, të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri jetojnë ditë të pashpresa në vendin tonë, të përbuzur dhe të shpërfillur nga kjo narkoqeveri.

Të rinjtë nuk marrin arsim cilësor, nuk kane mundësi të punësohen, e kanë të pamundur për të krijuar familje dhe mbi të gjitha nuk kanë siguri ekonomike dhe sociale në vendin tone.

Misioni ynë është të largojmë Edi Ramën dhe jo të rinjtë tanë dhe qytetarët shqiptar sepse Shqipëria është shtëpia jonë!

Pra, zgjidhja është vetëm një! Largimi i Edi Ramës, që qeveris me votat e blera nga krimi i organizuar, shkaktarin e mjerimit ekonomik të familjeve tona dhe largimit masiv të të rinjve dhe qytetarëve nga vendi ynë.

Të gjithë bashkë kemi një mision, ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve, shtëpinë e të rinjve dhe të rejave të vendit tonë. Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat