Rama në Përmet: Kryetari i zgjedhur nga PD-ja duhet të ikë në shtëpi, bashkinë e fitojmë ne

Shqipëria

Rama në Përmet: Kryetari i zgjedhur nga PD-ja duhet të ikë në shtëpi, bashkinë e fitojmë ne

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:18
Edi Rama

Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte në qytetin e Përmetit, ku zhvilloi një takim me qytetarët, mbi atë që është bërë nga qeveria dhe atë që duhet të bëhet. Mirela Kumbaro u shpreh se Përmeti është destinacioni i fundjavave, ndërsa fluksi është në rritje. 'Që ti bëjmë të gjitha bashkë, bashkia duhet të jetë për qytetarët dhe jo për rrogëtarët" tha Kumbaro, duke shpallur objektiv marrjen e drejtimit nga PS-ja të kësaj bashkie, pasi deri tani drejtohet nga Niko Shupuli nga Partia Demokratike. 'Na duhet të marrim menaxhimin e bashkisë së Përmetit, përgjigja më e mirë do të vijë pas katër muajsh nga ju" tha Çuçi. "Unë nuk jam nga agta që flasin keq për kryetarët e bashkisë që nuk janë të partisë, por besoj që është koha që kryetari i bashkisë të shkojë në shtëpi dhe në bashki të jetë një njeri i zgjedhur nga të gjithë, por që vjen aty, jo pë të shpenzuar taksat tuaja për të mbajtur me rroga njerëz mbi numrin e nevojshëm, por për t'ua kthyer ju shumë fishbesimin dhe për të bërë për ju shumëcka. Kryetari i bashkisë është këtu i zgjedhur me votat e atyre. Të gjithë e shohim të vërtetën e ndryshimit të madh mes nesh dhe atyre. Përmeti është lënë pas dore" tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat