Moti i keq në Shqipëri, këto janë rrugët që paraqesin vështirësi

Shqipëria

Moti i keq në Shqipëri, këto janë rrugët që paraqesin vështirësi

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar mëngjesin e së dielës rrugët në të cilat automjetet kanë vështirësi në qarkullim.

Në Qarkun Korçë gjate natës reshjet e dëborës u ndërprenë. Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë. Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir – Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë. Kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir.

Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat