Udhëtonte me armë vete, në pranga 21-vjeçari

Shqipëria

Udhëtonte me armë vete, në pranga 21-vjeçari

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka ndaluar një 21-vjeçar që po udhëtonte me armë zjarri me vete.

“Shërbimet e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin: R. K., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një mjet. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë”, lexohet në njoftimin e Policisë.

“Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal”, vijon njoftimi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat