Djegia e mandateve, Soreca: Situata e paqartësisë do zgjasë më shumë se ç'kemi menduar

Shqipëria

Djegia e mandateve, Soreca: Situata e paqartësisë do zgjasë më shumë se ç'kemi menduar

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:44
Luigi Soreca

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca komenton situatën pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës

"Javën e kaluar thashë që vendimi për të djegur mandatet mund të krijonte një moment paqartësie, dhe do të duhet kohë përpara se të vijë kjo siguri nga KQZ  dhe KQZ do t'i duhet kohë më shumë se ç'kemi menduar. Prandaj kemi thënë që djegia e mandateve do të ishte kundër prodhjuese për demokracinë."

Soreca ka dhe një apel për protestën sot.

"Ne presim që çdo protestë të jetë e paqtë dhe pa dhunë pasi nuk është e mirë për Shqipërinë  dhe reputacionin e saj"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat