Salianji: Do të jemi në shesh me më shumë qytetarë

Shqipëria

Salianji: Do të jemi në shesh me më shumë qytetarë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 19:53
Protesta

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji tha për mikrofonin e Ora News, se protesta do të vazhdojë dhe qytetarët do të jenë në shesh për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Biseda: 

Everest Dedaj: Zt. Salianji do të vazhdojë protesta?

Salianji: Pa diskutim do të jemi këtu tek Kuvendi i vërtetë i qytetarëve këtu në shesh. Ju kërkoj ndjesë për zërin dhe gjendjen por për shkak të gazit lotsjellës dhe të një lënde helmuese që është përdorur kundër turmës. Është përdorur qëllimisht nga policia e shtetit. Ne do të jemi këtu me më shumë qytetarë. Qytetarët janë në urgjenca duke u rehabilituar. Nuk do të ketë Parlament normal. Ata që janë brenda godinës nuk përfaqësojnë qytetarët.

-A keni një thirrje për protestuesit për t'u shmangur nga aktet e dhunës?

Salianji: Kur ka pasur shumë gaz lotsjellës dhe gurë kam qenë në vijë të parë duke bërë thirrje për qetësi të protestuesve që janë provokuar. Fakti që protestuesit po vijnë do të thotë se po solidarizohen për një kauzë të madhe. E ritheksoj ne nuk kërkojmë pushtet, por zgjedhje të lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat