Fleckestein i zhgënjyer nga Kryemadhi, ja mesazhi që shokoi eurodeputetin

Shqipëria

Fleckestein i zhgënjyer nga Kryemadhi, ja mesazhi që shokoi eurodeputetin

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:11
Monika Kryemadhi

Gjatë fjalës së mbajtur, eurodeputeti Knut Fleckestein deklaroi se ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ai zbuloi edhe bisedën e bërë më të gjatë takimit të zhvilluar ditën e djeshme.

“Ne e bëmë të qartë, se ne i kuptojmë argumentet e Bashës, por edhe sikur opozita të ketë tërësisht të drejtë për akuzat, bojkotimi i Kuvendit, nuk është zgjidhje e problemit. Në fund dëshiroj të them që u befasova, u çudita shumë por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, pasi ajo tha vetëm një fjali, në fund të takimit.

E kanë marrë vendimit që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti për shoqërinë dhe vendin e në rast se evropianët nuk e kuptojnë ky nuk është problemi i tyre, ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili”, deklaroi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat