Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë një “profil psikik” Edi Ramës duke hedhur paralele me ish liderin komunist të Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushov.
I ftuar në emisionin 360 gradë, Berisha është shprehur se sot Rama ndodhet në një fazë maniakale dhe nuk kupton e dëgjon se çfqarë po ndodh në Shqipëri.
Berisha: Në viti 62’, kur Kenedi fitoi dhe do të takohej me Hrushrovin, u bashkuan 23 psikiatër amerikanë për të studiuar shëmbëlltyrën psikike Nikita Hrushrovit. I thanë që është maniako- depresiv dhe në fazën e tij nuk ka të sosur. Kujtoni kur thoshte Berisha donte të më vriste. Një njeri që ka vuajtur shumë nga kompleksi i thanatos, ka dalë në median italiane kur ka thënë se ka dashur të vrasë veten.
Problemi i tij është ky, ai është i pakallur, kufomë politike e pakallur. A do e kuptojë tani apo jo, por në fazën maniakale ai nuk ka veshë dhe sy të shikojë e kuptojë.