Zjarri në ministrinë e Brendshme, policia: Ja çfarë është djegur

Shqipëria

Zjarri në ministrinë e Brendshme, policia: Ja çfarë është djegur

Më: 1 mars 2019 Në ora: 21:19
Ministria e Brendshme

(E plotësuar) - Pasditen e sotme një zjarr përfshiu bodrumin e ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në lidhje me ngjarjen policia e Tiranës bën me dije se nga zjarri është dëmtuar vetëm një stabilizator energjie.

“Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym.

Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike.

Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike.

Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht”, njofton policia.

***

Mbrëmjen e sotme ka rënë një zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme.

Ngjarja është shënuar rreth orës 20:30 minuta.

Burime për Shqiptarja.com pohojnë se vatra e zjarrit ka qenë afër dhomave të serverit të sistemit TIMS.

Sipas të dhënave të para mësohet se zjarri është shkaktuar nga disa kabuj elektrik si pasojë e një defekti.

Flakët janë shuar pas ndërhyrjes me shpejtësi të zjarrfikëses, ndërsa nuk dihet ende për dëmet që ka shkaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat