“Krijo oksigjenin tënd”, Klosi nis mbjelljen e 800 mijë pemëve - Bota Sot
“Krijo oksigjenin tënd”, Klosi nis mbjelljen e 800 mijë pemëve

Shqipëria

“Krijo oksigjenin tënd”, Klosi nis mbjelljen e 800 mijë pemëve

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:42
Foto

Në ditën e dytë të pemëve, aktivizim masiv social 2-ditor në të gjithë vendin, ministri Klosi u ndal në Maliq, ku bashkë me nxënës, përfaqësues të trupave diplomatikë, punonjës të zonave të mbrojtura, bashkisë Maliq, prefekturës dhe strukturave të tjera të mjedisit nisen mbjelljet e mbi 800 mijë pemëve gështenje dhe arre, për krijimin e pyllit social të zonës.

Ministri Klosi tha se kjo është dita më e lumtur e jetës së tij, pasi në dy ditët kulmore të fushatës #krijoO2tënd, 1-2 mars, nismës iu përgjigj e gjithë shoqëria, prindër, nxënës, mësues, strukturat e mjedisit, të pushtetit vendor, në çdo qytet, fshat.

Një aksion i jashtëzakonshëm, ku të rëndësishme, sipas ministrit, nuk janë më shifrat e pemëve të mbjella, por mesazhi që iu dha veçanërisht brezave të rinj, për t’i kultivuar atyre dashurinë për natyrën, mjedisin tonë të përbashkët!

“Sot është data 2 mars, është dita që ne e kemi cilësuar si dita e pemëve dhe së bashku me kaq shumë të rinj me përfaqësues të institucioneve të mjedisit dhe me prezencën e trupit diplomatik, mbjellim 800 mijë pemë duke realizuar detyrimin që ka karshi investimit që ka bërë në hidrocentralin e Devollit, duke i dhënë komunitetit ndihmesë shumë të madhe“, tha ministri Klosi.

Ai theksoi se fushata #krijoO2tënd e mbështetur nga qindra mijëra njerëz ka për qëllim jo vetëm gjelbërimin e Shqipërisë, por veçanërisht shtimin e të mirave që vijnë nga mbjellja e pemëve frutore, për komunitetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...