Sandër Lleshaj: Nuk kanë lënë punë pa i veshur policisë

Shqipëria

Sandër Lleshaj: Nuk kanë lënë punë pa i veshur policisë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:25
Foto

Ishte kryeministri Edi Rama i cili vendosi që të centralizonte të gjitha policitë në një polici të vetme, si atë ndërtimore, apo të mjedisit. Nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në asamblenë socialiste ministri i Brendshëm tha se policia përvec sigurisë po detyrohet të mbulojë dhe punë të tjera.

Sander LLeshi: Na ka rënë që këto ditë policia  e shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë të përballen me një fluks të madh pune. Edhe pse ne besoj jeni të qartë që ne kemi polici të vogël por nganjëherë duket sikur jemi shumë, dhe sot për fat të keq ishte rruga plot por kemi një polici të vogël e cila  detyrohet të mbulojë shumë detyra të tjera, përveç sigurisë,  të cilat tradicionalisht nuk janë të sajat, si ndërtimet pa leje, çështjet e mjedisit, të energjisë elektrike. Nuk ka lënë punë që nuk ia kemi veshur policisë dhe kjo e ka ngarkuar shumë të gjithë punën e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat