Meta: Kur vihen në pyetje interesat kombëtare duhet ti shtyejmë çështjet drejt zgjidhjeve të mençura

Shqipëria

Meta: Kur vihen në pyetje interesat kombëtare duhet ti shtyejmë çështjet drejt zgjidhjeve të mençura

Më: 4 mars 2019 Në ora: 21:30
Ilir Meta

“Jemi në kushtet e një krize politike dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë sistematike kam apeluar për dialog për të evituar këtë situatë”, tha ai

Kreu i shtetit shqiptar nuk dha shpjegime të mëtejshme për formatin e dialogut dhe nëse ai ishte i gatshëm të merrte rolin e negociatorit.

Meta  ka pranuar po ashtu se protestat e opozitës të pleksura me akte dhune e kanë minuar rendin demokratik.

“Palët të bëjnë hapa pas për të vendosur rendin demokratik dhe institucional. Kur vihen në radhë të parë interesat kombëtare duhet të na shtyjnë drejt zgjidhjeve të mençura të kësaj situate”, shtoi Presidenti.

Këto komente i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me homologun slloven Borut Pahor, i cili tha vendi i tij vijon të mbështesë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE-së, por nënvizoi se Europa ka problemet e veta të brendshme, shkruan top-channel përcjellë Klan Kosova.

“Mos të përmend këtu rastin e Brexit. Mendoj se zgjerimi i BE në Ballkan është çështje gjeopolitike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat