“Asnjë nuk do futet”, policia pengon edhe gazetarët të hyjnë në Parlament

Shqipëria

“Asnjë nuk do futet”, policia pengon edhe gazetarët të hyjnë në Parlament

Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:31
Foto

Veç qytetarëve, të cilët nuk janë lejuar nga policia të kalojnë lirshëm në pedonalen mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme pa kartë identiteti, policia ka penguar edhe mediat të hyjnë në parlament, pak para nisjes së seancës plenare.
Në videon e shpërndarë nga PD, shfaqet momenti kur policia ka vënë një gardh metalik në hyrje të parlamentit dhe nuk lejon asnjë përfaqësues të mediave të hyjë në Kuvend.
Sipas PD, qëllimi është të mos xhirohen nga afër deputetët e PS që po hyjnë në sallë një orë e gjysmë para seancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat