Vonesat në Rinas, 800 pasagjerë u kompensuan deri në fund të shkurtit

Shqipëria

Vonesat në Rinas, 800 pasagjerë u kompensuan deri në fund të shkurtit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:13
Ilustrim

Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) bën të ditur se, ka arritur në 800 numri i pasagjerëve të kompensuar nga kompanitë ajrore, për shkak të vonesave në fluturime.

Sipas AAC sa i takon kompensimeve të pasagjerëve, në muajin shkurt, numri i tyre u rrit me 100 më shumë krahasuar me muajin janar.

AAC bën të ditur se kompania “Fly Ernest” ka kompensuar 96 pasagjere, ndërsa “Blue Panorama” ka kryer 500 kompensime. Kurse, “Wizz Air” numëron në total 74 kompensime një muaj më parë.

Ndërkohë, AAC raporton se janë në proces edhe 1200 kompensime nga kompanitë ajrore.

AAC mbetet e angazhuar t’i përgjigjet me procedure kompensimi çdo ankese te qytetareve për vonesat në linjat ajrore duke përmbushur kështu misionin e saj në shërbim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat